EMRAT/ Dalin listat, ja maturantët fitues në Fakultetin e Ekonomisë

Aug 28, 2019 | 9:02
SHPËRNDAJE

Dalin emrat e fituesve per studentet me te rinj te Fakultetit te Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Listat i ka publikuar vete fakulteti ne faqen e vet, duke njoftuar gjithe maturantet aplikues te beje verifikimet dhe me pas te ndjekin procedurat e nevojshme per regjistrimin.

ekonomiku

“Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimit bashkëngjitur. Nqs ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 30 Gusht. Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve”- njofton fakulteti.

JA NJOFTIMI I FAKULTETIT
Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege. Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimit bashkëngjitur. Nqs ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 30 Gusht. Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve.

Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 353 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.

 

Per listen me emrat sipas degeve qe keni aplikuar KLIKONI KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura