Egjipti njeh Kosovën, MPJ: Impakt pozitiv për njohje të reja

Jun 27, 2013 | 14:15
SHPËRNDAJE

Ministria e Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur sot  njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Egjiptit.

Permes nje njoftimi per mediat, MPJ e vlereson kete njohje te ardhur në një moment tepër të rëndësishëm për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë, si dhe në prag të konfirmimit të hapjes së negociatave për MSA-në me Bashkimin Evropian.

“Jemi të bindur se njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara”- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura