Dy javë luftë në Ukrainë, më shumë se 1 mln qytetarë janë larguar drejt këtij shteti fqinj, polakët hapin dyert e shtëpive

Mar 9, 2022 | 10:17
SHPËRNDAJE

af46bdf6-9d81-4937-82a4-8e5c876ed1d4

Rreth 1.33 milion qytetarë janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dy javë më parë.

Shifrat janë bërë publike nga agjencia e pikës kufitare polake, transmeton BBC.

Agjencia njoftoi se mes personave që kanë hyrë në Poloni gjatë kësaj periudhe 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% janë qytetarë që i përkasin pothuajse 100 kombeve të tjera.

Vetëm të martën 125,800 persona kaluan kufirin ndërsa rekordi u regjistrua të dielën me një shifër prej 142,300 personash në total.

Polonia është kthyer gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e shumë ukrainasve. Mijëra polakë kanë hapur dyert dhe po i presin refugjatët në shtëpitë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura