Dita e parë e shtatorit nis me rënie temperaturash. Njihuni me zonat që do të bie shi sot dhe nesër

Sep 1, 2019 | 11:26
SHPËRNDAJE

Dita e para e shtatorit, duket se ka shënuar edhe uljen e temperaturave me disa gradë.

reshje-shiu

Sipas IGJEUM, temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme, shkojnë 31 gradë në vendet e ulëta, ndërsa më të ulëtat janë 15 gradë në zonat malore.

Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të dobëta shiu në disa zona.

“Sot pasdite (e diel, dt.01) dhe nesër (e hënë, dt.02) priten reshje të dobëta në qarqet Dibër, Elbasan, Korçë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)”, bën me dije IGJEUM.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura