“Deri më 31 dhjetor, çdo mbrëmje…”- Kryebashkiaku Veliaj lajmëron nisjen e festave në kryeqytet

Dec 25, 2023 | 15:19
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar nisjen e javës së festave në kryeqytet.

Kulture

Çdo mbrëmje në Tiranë, deri në natën e ndërrimit të viteve do të priten artistë dhe instrumentalistë, për të krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Në vigjilje të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi mbrëmjen e së shtunës, një koncert duke sjellë një atmosferë tepër festive. Koncerti në sheshin “Skënderbej” nisi me orkestër simfonike që më pas iu bashkua edhe kori i fëmijëve.

I gjithë eventi ishte organizuar si udhëtim në kohë e stile muzikore. Për të shijuar koncertin u mblodhën qytetarë të shumtë, të cilët ndanë edhe urimet e para me këtë rast. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përcolli në rrjetet sociale pamje nga koncerti festiv.

Përmes një postimi, Veliaj shkruan: “Nga magjia e mbrëmshme e Vigjiljes së Krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”. Është java e festave dhe deri më datë  31 dhjetor, çdo mbrëmje Tirana do të mirëpresë artistë dhe instrumentistë, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme”.

Zbukurimet, por edhe atmosfera fantastike nga ka bërë që një numër i madh turistësh të zgjedhin Tiranën për të kaluar festat e fundvitit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura