‘Duçkollarin s’e vrava unë, po një oficer policie’

Jun 28, 2013 | 9:56
SHPËRNDAJE

Dritan Dajti në gjyq

TIRANË- Dritan Dajti, si kishte deklaruar disa seanca më parë  ka nisur të tregojë ato që sipas tij janë të vërtetat e ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë katër efektivë të policisë.

“Sajmir Duckollarin nuk e vrara unë, por një oficer policie, pas shpine”.

Kështu ka thënë Dritan Djati në sallën e gjyqit në seancën e sotme në ngarkim të tij.

Sipas Dajtit, ai nuk ka asnjë përgjegjesi për vrasjen e Duckollarit. Ai ka thënë se vrasja e tij nuk ka ndodhur ashtu si është thënë. Sipas Dajtit Duckollari është vrarë nga një oficer policie me iniciale F.G, me kallashnikov dhe nga pas shpine, ndërkohë që ishte vetëm 3-4 metër larg makinës ku ndodhej Dajti.

Sipas tij, kete gje e tregon edhe ekspertiza mjeko-ligjore e te ndjerit Duckollari.

Dajti ka deklaruar më tej se do të thotë edhe të vërtetën për personin që ka drejtuar operacionin për kapjen e tij, por këtë një seancë tjetër, ndërkohë që ka kërkuar të mbrohet me avokat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura