Nuk ka më dyshime, është kompletuar edhe lista me 12 skuadrat europiane që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve vitin e ardhshëm.
Salcburgu është skuadra e fundit e kualifikuar në Kupën e Botës për Klube 2025 pas eliminimit të Arsenalit nga Liga e Kampionëve, duke shuar kështu çdo dyshim për sa i përket listës së plotë.
Në verën e ardhshme 12 skuadrat do të udhëtojë drejt SHBA-së për këtë turne që garanton dhjetëra miliona euro.
Të 12 klubet evropiane tani janë konfirmuar:
France – PSG
Austri – Salcburg
Portugali – Porto, Benfika
Itali – Inter, Juventus
Angli – Çelsi, Mançester Siti
Gjermani – Bajern Mynih, Dortmund
Spanjë – Real Madrid, Atletiko Madrid
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al