“Shëndetësia”/ Bojkoti i mazhorancës, Vokshi: Kërkojmë anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur nga Ndreca dhe marrjen e masave për kthimin në normalitet të komisionit

Apr 30, 2024 | 13:46
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Komisioni hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një komunikim për mediat ka deklaruar se për shkak të bojkotit nga ana e mazhorancës nuk është miratuar asnjë kërkesë për informacion.

VVVV

Ajo shton se i ka adresuar dy shpresa kryetares së Kuvendit, kreut të grupit parlamentar të PS dhe sekretariatit të Etikës, të anulohet mbledhja e fundit e thirrur nga Plarent Ndreca ku morën pjesë vetëm anëtarët e mazhorancës dhe miratuan në mënyrë ilegale një plan hetimor.

Vokshi thotë se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit, si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë, punën e komisionit.

Vokshi: Ata që kanë qenë pjesë e koncesioneve e kanë konsideruar si sukses dhe nuk mund te kenë dëshirën për ti hetuar këto koncesione. Ndaj sot jemi në bojkot nga ana e mazhorancës. Për mungesë të kuorumi nuk mundëm të  miratojmë asnjë kërkesë për informacion.

I kemi adresuar dy shkresa kryetares së Kuvendit dhe Çuçit, po ashtu edhe sekretariatit të Etikës ku i kemi kërkuar anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur në mënyrë ilegale nga Ndreca ku morën pjesë vetëm deputetet e mazhorancës ku kanë miratuar në mënyrë ilegale edhe një plan hetimor, i cili nuk heton koncesionet, por pengon hetimin e tyre.

Është plan që bie ndesh me ngritjen e këtij komisioni dhe propozon instrumenta skandaloze si ai i intervistave të mbyllura që lënë hapësira për blerjen për t’i mbyllur gojën deputetëve të këtij komisioni.

Nikollës sot i kemi vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës. E paprecedentë ajo që ka ndodhur, kanë rrëmbyer drejtimin e komisionit, duke bërë votim me shkrim dhe votim në protokoll.

 I kemi bërë kërkesa të përsëritura, për deputetët që refuzojnë të marrin pjesë dhe të përjashtojë nënkryetarin, zotin Ndreca. Duhet të miratojmë kërkesat për informacion, mund të fillojë hetimi real parlamentar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura