Bashkëshorti i ministres goditi me gozhdë në fundshpinë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Ervin Salianji: Delina Ibrahimaj duhet të dorëhiqet!

Apr 30, 2024 | 13:58
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka kërkuar që ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj duhet të japë dorëheqjen nga posti pas zbulimit të ngjarjes ku bashkëshorti i saj, Andri Ibrahimaj kishte goditur me gozhdë në fundshpinë dhe brinjë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

WhatsApp Image 2024-04-30 at 2.33.17 PM

“Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet”, u shpreh deputeti demokrat në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se “është e paimagjinueshme që të mos kemi arrestim dhe ngjarja të mbahet e fshehtë për muaj me radhë”.

Ervin Salianji kërkoi që ngjarja të diskutohej në Komisionin e Ligjeve teksa iu drejtua socialistëve “mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush”.

Ervin Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush.

Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

Ervin Salianji gjithashtu ngriti shqetësimin për vendosjen e tritolit në portën e banesës së gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj.

Ai theksoi se guximi që ka krimi për të goditur gjyqtarët e Republikës është përtej çdo ngjarje tjetër që ka ndodhur në këtë vend, duke shtuar se “ndodhi në një qytet ku e kemi parë me përgjime zyrtare nga SPAK se si bandat konkurrojnë me njëra tjetrën për të emëruar shefat e policisë”

Ervin Salianji: Duket sikur këtu jemi në ajër, është një lloj qetësie ku diskutojmë se shqetësimi kryesor i qytetarëve janë adresat. ndërkohë që edhe njëherë duke nisur nga dakordësia që kam me ministrin për të dënuar me ashpërsinë më të madhe ngjarjen e hedhjes së tritolit ndaj një magjistrati në Shkodër dhe besoj se është ngjarje e rëndë për të cilën jo vetëm duhet të flasim por të themi që policia e shtetit fatkeqësisht ka dështuar për një arsye të thjeshtë. Guximi që ka krimi për të goditur gjyqtarët e kësaj republike është përtej çdo ngjarje tjetër që ka ndodhur në këtë vend dhe ndodh në një qytet ku e kemi parë me përgjime zyrtare nga SPAK se si bandat konkurrojnë me njëra tjetrën për të emëruar shefat e policisë dhe se si drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të  lartë të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhje me grupet e krimit të organizuar. Gjithçka ka kontekst, ka ndodhur në Shkodër ku njëra bandë kapte shefin e komisariatit, tjetra shefin e krimit për ti shërbyer banditëve.

Të dyja bandat bashkë bashkëpunon me për të mbledhur vota për PS. Ky është shqetësim thelbësor që kanë qytetarët, kur arrin që të preket një gjyqtar i republikës çfarë ndodh me të tjerët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura