“Karagjozë dhe halabakë”- Vasili për anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi: Duan të mbrojnë hajdutërinë!

Apr 30, 2024 | 13:53
SHPËRNDAJE

Anëtari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Petrit Vasili, në konfercën për media pasi mazhoranca bojkotoi mbledhjen është shprehur se ka një tentativë nga ana e këtyre të fundit për të mbrojtur hajdutërinë.

komisioni hetimor ne shendetesi pa mazhorancen

Vasil i ka cilësuar ‘karagjozë dhe halakë’ socialistët, teksa thotë në mbledhjen e së enjtes së kaluar vazhduan mbledhjen në orën 14:50, ndërkohë që në orën 13:00 kishin dhënë votën e tyre pro.

“Që të kuptoni sa e rëndë dhe sa qesharake është situate ku ndodhemi, këta zotërinj ditën e enjte të javës që shkoj, kërkojnë që të vazhdojë mbledhja 14:50 për të votuar pikat e rendit të ditës.

Po këta kishin votuar që në orën 13:00 depozitojnë votën e tyre pro, në protokoll.

Për të mbrojtur hajdutërinë janë kaq qesharak. Këta janë ‘karagjozë dhe halabakë’ që kanë ardhur këtu në këtë komision”, tha Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura