Biznes seksi i kamufluar si qendër masazhesh, gjykata liron nga qelia ish-konkurrentin e Për’Puthen

Mar 9, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë ish-konkurrentin e Për’puthen, i cili u arrestua një ditë më parë pasi ushtronte prostitucionin në një banesë të cilën e kishte kamufluar si qendër masazhi.

albandyrmishi

Gjykata vendosi arrest shtëpie për Alban Dyrmishin. Ai e ushtronte aktivitetin e tij në një pallat në zonën e ish-Bllokut.

Policia ka mundur të identifikojë personat që ishin të punësuar, pronarin dhe më pas ka nisur edhe verifikimet e tyre, derisa ka ndërhyrë në objekt duke bërë të mundur edhe zbulimin e një aktiviteti të mirëfilltë kriminal që merrej me shfrytëzimin e punonjësve edhe për prostitucion.

Në fakt, Policisë duhet t’i kishte mjaftuar vetëm mbajtja nën kontroll e rrjeteve sociale të vajzave për të shkuar te zbulimi i këtij rasti, por ata kanë preferuar të ndërhyjnë për të sjellë në pranga personin që e menaxhonte si biznes të vetin qendrën dhe dy vajzat të moshës 19 dhe 20 vjeçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura