“Birra Korça më e mira që ekziston”/ Nga Italia dhe Luksemburgu për të shijuar festën. Qytetarët vlerësimet maksimale: E shkëlqyer

Aug 18, 2021 | 20:04
SHPËRNDAJE

Të shumtë janë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që këto ditë të gushtit t’i kalojnë në Korçë, për të marrë pjesë në Festën e Birës.

qytetaret birra korca

Emigrantë nga Itali apo edhe Luksemburgu janë të pranishëm. Ata kanë vlerësimet maksimale për Birrën Korça, duke thënë se është birra më e mirë që ekziston.

“Jemi nga Fieri. Do ishte e pakutimitë të vishë në Korçë dhe mos marrësh pjesë tek festa e Birrës. Nëse na krijohet mundësia do të vijmë edhe ditët e tjera.

“Jetoj në Itali dhe kam ardhur për festën e birrës.

“Birra Korca e shkëlqyer”

“Është hera e parë që vij në Korçë, jetojmë në Luksemburg. Në Korçë do të qëndrojmë sot dhe kemi vendosur ta kalojmë te festa. Birra Korça më e mira që ekziston”.

“Kam ardhur disa herë, por hera e parë pas 30 viteve. Kam nostalgji për Korçën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura