Biberaj: Mund të kandidoj për kreun e PD-së

Jun 29, 2013 | 10:21
SHPËRNDAJE

Ish-themeluesi dhe deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj mund të kandidojë për kreun e kësaj partie pas dorëheqjes së Sali Berishës. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” ai tha se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse të cilat po i vlerëson dhe brenda pak ditësh do të vendosë nëse do të hyjë në këtë garë. “Përshëndes lidershipin e Partisë Demokratike që pranoi propozimin tim të vitit 2009 për vendosjen e parimit ‘një anëtar një votë’. Ky parim i hap rrugë kandidimit të intelektualëve përfaqësues për kreun e PD-së. Eshtë një zhvillim i rëndësishëm. Kam pasur shumë telefonata, mesazhe përkrahjeje dhe po e shqyrtoj me seriozitet kërkesën për të dhënë kontributin tim dhe për të marrë përgjegjësitë e mia në këto momente të vështira të PDsë”, tha Biberaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura