“BAUMARKET”, lideri në tregun e veglave të punës dhe kopshtarisë, hap sezonin pranveror duke sjellë produkte të reja, inovative dhe oferta speciale

Mar 6, 2024 | 13:00
SHPËRNDAJE

“BAUMARKET”, lideri në tregun e veglave të punës dhe kopshtarisë, hap sezonin pranveror duke sjellë produkte të reja, inovative, oferta speciale dhe këshillat e specialistëve të sektorit.

Baumarket-kronika cover

“BAUMARKET” pati kënaqësinë të prezantonte linjën e produkteve të reja për sezonin e kopshtarisë duke përfshirë pajisjet për korrje, prerje, krasitje, spërkatje dhe vaditje, si dhe gamën e re të artikujve në sektorin e ndërtimit. Për të siguruar suksesin e tyre, ata organizuan një takim informues me partnerët, me qëllim përgatitjen dhe prezantimin e produkteve të reja.

Baumarket1--1311

Ekipi BAUMARKET është gjithmonë i pari, për të sjell tek ju informacion rreth teknologjive më të fundit. Gjatë këtij takimi, më shumë se një trajnim, ata siguruan demostrime praktike për të treguar se si të përdoren këto produkte në mënyrë sa më efikase dhe profesionale.

Baumarket1--131

Përveç angazhimit profesional, nuk munguan edhe momentet festive të ekipit. Argëtimet janë një pjesë e rëndësishme e kulturës organizative, duke krijuar komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbim të eksperiencave.

Atmosfera festive motivon edhe më shumë ekipin, për të punuar me përkushtim dhe ofruar shërbim më të mirë.  Përgjatë këtij sezoni, BAUMARKET sjell një gamë të gjerë produktesh dhe zgjedhjesh inovative, si dhe oferta në artikujt e kopshtarisë dhe ndërtimit, për të plotësuar nevojat e cdo profesionisti dhe të apasionuari.

BAUMARKET – MARKAT MË TË MIRA, SHËRBIMI MË I MIRË!

Baumarket1--13

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura