“Lista e fituesve është shtuar tre herë”- Bardhi për konkursin në Shkollën e Magjistraturës: Procesi i veshur me hije skandali, të thërrasim në Komision drejtorin

Apr 29, 2024 | 11:49
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar të thërritet drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.

Bardhi deklaroi se kjo është hera e parë që procesi vishet me hije skandali, pasi lista e fituesve është shtuar 3 herë.

“Nuk mund te bejme sikur nuk e kemi pare ate qe ka ndodh ne konkursin e Shkolles se Magjistratures. Kemi pare ne media, qe lista e fituesve  është shtuar 3 here.

Ne si komision do duhet te therasim ne pyetje Drejtorin s Shkolles  se Magjistratures. Nepermjet ketij Komisioni te informohet edhe opinioni publik. Te kuptohet se cfare ka ndodh me Shkollen e Magjistratures. Eshte hera e pare qe ky proces vishet me hije skandali.

Nga 70 fitues që  u zgjuan në  mëngjes,  shkoi ne 140 në darkë“, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura