Barroso: Zgjedhja e TAP, sukses për Europën”

Jun 29, 2013 | 10:23
SHPËRNDAJE

Komisioni Europian e ka cilësuar zgjedhjen e projektit “TAP” nga konsorciumi i Shah Deniz si një sukses për Europën. Presidenti i KE, Hoze Manuel Barroso, në një deklaratë të tij bëri me dije se tashmë përzgjedhja e TAP-it si projekt fitues ishte zyrtare. Lidhur me këtë ka reaguar edhe komisioneri për Energjinë në KE. “Ky është një sukses domethënës për Europën dhe një arritje e madhe në kuadër të sigurimit të energjisë për Bashkimin Europian. Kam besim se vendimi i sotshëm, që bazohet në një sërë marrëveshjesh të nënshkruara me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, do t’i japë një impuls të ri dhe realizim të shpejtë gjithë korridorit të Jugut të gazit, si një lidhje direkte dhe ekskluzive mes detit Kaspik dhe Bashkimit Europian”, tha Guenther Oettinger. Më herët KE dha ok për gazsjellësin “TAP” përmes një marrëveshjeje. TAP zgjidh njëherë e mirë vartësinë e Europës nga gazi rus, i cili në kohë të mira dhe jo të mira “marrëdhëniesh” mes shteteve, është bërë problem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura