Arvizu takon Ramën e Metën: Tranzicion sa më të butë dhe të rregullt. SHBA, partnerë të Shqipërisë

Jun 27, 2013 | 15:28
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka theksuar pas takimit me kreun e PS-se, Edi Rama se SHBA mbeten partnere te Shqiperise.

Ne nje deklarate te shkurter per mediat, pas takimit me Ramen, Arvizu beri me dije dy arsyet e takimit.

“Patem nje diskutim të mirë e substancial. Dy gjerat më të rëndësishme qe biseduam ishin:  që të kemi një tranzicion të butë dhe të rregullt dhe që të ripohojmë angazhimin e fortë të SHBA, qe duan të jenë partnere për të gjithë Shqipërinë. Mesazhi kyc per te cilin isha ketu, ishte te theksoja qe: SHBA jane partnerë të Shqipërisë”- tha Arvizu.

Me pas ai eshte takuar me kreun e LSI-se, Ilir Meta. Takimet,  vijne nje dite pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi zyrtarisht mbylljen e numerimit te votave ne gjithe vendin, nderkohe qe kryeministri Sali Berisha pranoi humbjen, duke njoftuar edhe doreheqjen nga gjithe funskionet ne strukturat e PD-se, perfshire sigurisht edhe largimin nga kreu i saj.

Ambasada Amerikane, po dje permes nje deklarate per mediat, vleresoi kontributin e Berishes, duke inkurajuar institucionin kryesor per certifikimin sa me te shpejte te rezultatit, krijimin e qeverise se re dhe avancimin me reformat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura