Aktori i mirënjohur u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, Rama: Lamtumirë Mirush

Dec 5, 2023 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.

“Lamtumirë Mirush”, shkruan kreu i qeverisë, në një postim në Facebook.

edi rama

Mirush Kabashi u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor).

Lajmi i trishtë u dha nga familjarët, në faqen zyrtare në Facebook të artistit të ndjerë.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, shkruhet në postimin në rrjetin social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura