Zbardhet drafti i PD-së për pastrimin e Parlamentit

Sep 4, 2015 | 13:30
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike paraqiti zyrtarisht në Kuvend ligjin e po‎saçëm për dekriminalizimin, që sipas saj do bëjë pastrimin e parlamentit. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se “Ky ligj i hap rrugën largimit të menjëhershëm të kriminelëve nga parlamenti, pushteti vendor dhe çdo funksion publik dhe ndalon kandidimin e tyre në të ardhmen”.

basha-grup

Sipas tij, ky veprim konkretizon aksionin dy-vjeçar moral dhe politik te Partisë Demokratike kundër penetrimit dhe kapjes së shtetit nga krimi në marreveshje me krerët e kësaj mazhorance.

“Ligji që depozituam në Kuvend është në përputhje me modelet më të mira europiane dhe botërore si dhe standartet e vendosura nga Gjykata e Të‎Drejtave të Njeriut e Strasburgut dhe Komisioni i Venecias. Nisma e sotme legjislative është përgjigje për zvarritjen dhe bllokimin e qëllimshëm të procesit dhe komisionit të dekriminalizimit‎ nga mazhoranca, në shkelje të hapur të marrëveshjes së 24 dhjetorit, marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian”- tha ai.

Bylykbashi theksoi me tej se vullneti i opozitës për dekriminalizim nuk mund të ndalet nga mungesa e vullnetit e Ramës dhe Metës.

“Qytetarët shqiptarë nuk mund të mbajnë në kurriz njollën e turpit që i ka vënë pakti i kësaj mazhorance me krimin. Shqiptarët meritojnë një pushtet publik të pastër dhe të denjë”- tha ai.

Ai e mbylli deklaraten me nje thirrje per Kuvendin. “Eshtë koha për Kuvendin ta votojë këto ligje pa asnjë vonesë dhe pretekst dhe t’ia heqë njollën e turpit shqiptarëve”.

AMENDAMENTET KUSHTETUESE

LIGJI PER DEKRIMINALIZIMIN

SHKRESE PERCJELLESE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura