Vrau drejtoreshën e fotografisë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, reagon për herë të parë bashkëshortja e aktorit Alec Baldwin

Oct 26, 2021 | 12:03
SHPËRNDAJE

Bashkëshortja e Alec Baldwin, Hilaria, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas incidentit tragjik, ku aktori i mori jetën drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin, Joel Souza.

alec baldwin (3)

42-vjeçarja ndërroi jetë nga plagët e marra javën e kaluar, pasi 63-vjeçari qëlloi me armë gjatë xhirimit të filmit “Rust” në New Mexico, shkruan “Today.com”. Hilaria Baldwin, e cila është 37 vjeç, të hënën postoi një status në Instagram-in e saj. Në të shkruhej:

Zemra ime është me Halyna-n, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të dashurit e tyre. Dhe me Alec-un tim. Thuhet ‘nuk ka fjalë’, sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Thyerje zemre. Humbje. Mbështetje”,- shkroi ajo.

alec baldwin (1)

Reagimi i instruktores së yoga-s vjen disa ditë pasi Alec Baldwin bëri një deklaratë rreth kësaj ngjarje. Ai shprehu ngushëllimet e tij për familjen Hutchins dhe vuri në dukje se ishte në kontakt me ta pas asaj që ndodhi.

Aktori u fotografua gjithashtu duke u përqafuar me bashkëshortin dhe djalin nëntë vjeçar të së ndjerës, pasi dolën nga hoteli ku po qëndronin bashkë. Bashkëshorti i Hutchins tha se Alec e ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe se ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në nder të viktimës.

alec baldwin (8) alec baldwin (9) alec baldwin (8) alec baldwin (16) alec baldwin (6) alec baldwin (3)

FILE PHOTO: Actor Alec Baldwin leaves court in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S., January 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri/File Photo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura