Vrau drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin e filmit “Rust”, zbulohen arrestimet e mëparshme të aktorit Alec Baldwin

Oct 22, 2021 | 12:22
SHPËRNDAJE

Aktori Alec Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimit të filmit “Rust”, duke shkaktuar një incident të rëndë, pasi vrau drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin, Joel Souza.

alec baldwin

Sipas “CNBC”, filmi po filmohej në New Mexico, siç ka bërë të ditur edhe Zyra e Sherifit të Qarkut Santa Fe. Hutchins u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të New Mexico-s, ku u shpall e vdekur. Souza u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent për mjekim.

Deri më tani, Policia nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj aktorit Alec Baldwin.

alec baldwin (4)

Këtë mbrëmje ne mësuam se një nga anëtaret tona, Halyna Hutchins, Drejtoresha e Fotografisë së filmit ‘Rust’ në New Mexico, vdiq nga plagët e marra në set,”- tha John Lindley, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografëve dhe Rebeça Rhine, drejtoresha ekzekutive, në një deklaratë për “Variety”.

alec baldwin (6)

Detajet janë të paqarta në këtë moment, por po punojmë për të mësuar më shumë. Ne mbështesim hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Kjo është një humbje e tmerrshme,”- thuhet në deklaratë.

KUSH ISHTE VIKTIMA

Drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchins e cila humbi jetën në ngjarjen e ditës së enjte, ishte diplomuar në Institutin Amerikan të Filmit në 2015-ën. Ajo u bë pjesë e disa filmave të shkurtër përpara se të niste punë në “Archenemy”, një film artistik i vitit 2020 me Joe Manganiello.

alec baldwin (2)

Me origjinë nga Ukraina, Halyna Hutchins ishte diplomuar në gazetari në Universitetin Kombëtar të Kievit. Më parë, kishte punuar si gazetare investigative në Evropë. Në vitin 2019, u zgjodh si një nga yjet e Kinematografisë Amerikane.

Një ngjarje e rendë si kjo e Halyna Hutchins, e cila u vra gjatë xhirimeve të filmit ka ndodhur në vitet 1993. Aktori Brandon Lee, djali i legjendës së filmit të arteve marciale “Bruce Lee”, ndërroi jetë pasi u qëllua me plumb nga një armë gjatë xhirimeve për filmin “The Crow”.

alec baldwin (1)

Pas aksidentit të sotëm në setin e ‘Rust’ në New Mexico, xhirimet janë ndaluar për momentin. Siguria e aktorëve dhe e ekuipazhit mbetet prioriteti ynë kryesor.”,- tha një zëdhënës i Baldëin në një deklaratë për “NBC News”.

ROLI I ALEC BALDWIN

Aktori me fame botërore, Alec Baldwin, tani në moshën 63 vjeçare është një bashkë-producent në filmin “Rust” dhe luan rolin e Harland Rust. Sipas skenarit të filmit nipi i tij 13-vjeçar është dënuar për vrasje aksidentale. Harland udhëton drejt Kansas për të nxjerrë nipin e tij nga burgu. Dy të arratisurit duhet të kalojnë Marshal Wood Helm dhe gjuetarin Fenton Lang për të shpëtuar.

Të enjten e kaluar, Baldwin postoi një fotografi të vetes në Instagram, ku shfaqej i veshur me kostum për shkak të filmit. Në këmishën e tij kishte gjithashtu gjak (bojë të kuqe për skenën e filmit).

alec baldwin (3)

I njohur për portretizimin e Presidentit Donald Trump në “Saturday Night Live” dhe për rolin në komedinë e NBC “30 Rock”, Baldwin ka fituar çmime të shumta “Emmy” dhe “Golden Globe”, si dhe është nominuar për një çmim “Academy Award” dhe “Tony”.

Baldwin ka drejtuar “SNL” 17 herë dhe ka luajtur tek filmat: “The Departed”, “Glengarry Glen Ross” dhe “Mission Impossible”. Ai ishte gjithashtu producent në filmin e regjisorit Souza “Crown Vic”.

alec baldwin (5)

ARRESTIMET GJATE KARRIERES

Alec Baldwin sipas CNBC njihet si një person që nuk ka durim. Kjo e ka përfshirë në incidente të ndryshme që u bënë shkak për arrestimin e tij. Ndaj tij kanë rënduar edhe akuza të tjera. Në vitin 1995, Baldwin u akuzua se goditi me grusht një fotograf në Kaliforni. Në vitin 2019, ai u akuzua për ngacmimin e një personi dhe më pas u shpall fajtor. Gjithçka nisi nga mosmarrëveshja për një vend parkimi në Manhattan në nëntor 2018.

Më pas, Policia e arrestoi për shkelje të rregullave rrugore, pasi u kap duke i dhënë biçikletës në kundërvajtje. Dyshohet gjithashtu se në ato momente ao nisi të debatonte me Policët që e ndaluan

Aktori është i martuar me Hilaria Baldwin dhe së bashku kanë gjashtë fëmijë. Ai gjithashtu ka një vajzë të quajtur Ireland nga martesa e mëparshme me aktoren Kim Basinger.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura