VIDEO/ Supergol dhe festim me maskë, Edon Zhegrova i mban premtimin reperit të njohur

May 6, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

Edon Zhegrova po kalon një moment të shkëlqyer në futbollin francez me fanellën e Lilës dhe këtë e ka treguar edhe sot në ndeshjen delikate kundër Lionit.

 

GM7DEQ3XwAElotn-e1715027994353

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, e nisi ndeshjen nga stoli, por u aktivizua në minutën e 26-të pas dëmtimit të Jaziçi. Në minutën e 37-të, futbollisti kosovar la shenjën e tij në këtë sfidë me një gol spektakolar.

Ai shmangu me lehtësi tre kundërshtarë dhe nga jashtë zonës lëshoi një goditje e cila u ndal vetëm në rrjetë.

SHIH VIDEON

Një gol të cilin ai e festoi në mënyrë të veçantë, pasi shkoi në pankinë dhe mori atje një maskë, duke e vendosur në fytyrë. Ky ishte një premtim që ai i kishte bërë reperit “M Huncho”, se do ta festonte në këtë mënyrë golin e tij të radhës me fanellën e Lilës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura