“Para se të mbytej, pa Erdgysin me 18-vjeçaren që e tradhtonte”- Zbardhet dëshmia e familjes së 39-vjeçares: Ai e ofendonte, i thoshte të ndaheshin dhe…

May 6, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Në dëshmitë e tyre, familja e Alma Arrazit kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.

erdgys arrazi alma arrazi

Madje kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren.

Sipas familjes së Almës Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare.

Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna aty ku kreu edhe aktin ekstrem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura