VIDEO/ Merino sërish hero te Spanja, eliminon Belgjikën me gol në fund! Zbulohet gjysmëfinalja e parë e Botërorit

Jul 10, 2026 | 23:03

Spanja mund Belgjikën 2-1 në një çerekfinale emocionuese, ku protagonist ishte sërish mesfushori i Arsenal, që i dha golin e fitores iberikëve minutat e fundit.

spanja

La Roja gjen në gjysmëfinalen e botërorit Francën e Mbape, Olise dhe Dembele, duke përsëritur kështu gjysmëfinalen e Europianit 2024.

REZULTATI LIVE

SPANJË 2-1 BELGJIKË

30′ Ruiz, 88′ Merino – 41′ De Ketelar

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Karton i verdhë për Vitsel te Belgjika

90+3′ Laport ndëshkohet me karton të verdhë te Spanja.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

88′ GOOOL! Spanjë 2-1 Belgjikë/ Merino rikthen në avantazh iberikët. Shpërthen festa sërish te Spanja. (VIDEO)

86′ Largohet Olmo te Spanja, vendin e tij e merr Merino.

85′ Karton i verdhë për De Bryjne te Belgjika, i cili zëvendësohet më pas. Aktivizohet Salemakers.

79′ Niko Uilliams merr vendin e Ojarzabal te Spanja.

71′ Portieri Kurtua te Belgjika i lë vendin Lamens. Dëmtohet gardiani i Real Madrid.

63′ Ojarzabal ndalet nga Kurtua. Rast i mirë për Spanjën. (VIDEO)

62′ Pretendime për penallti te Belgjika, pas prekjes së topit me dorë nga Rodri. Gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)

60′ Vitsel, Lukaku dhe Sejs marrin vendin e Trosar, Vanaken dhe De Kujper.

55′ Dy zëvendësime te Spanja. Torres merr vendin e Baenas. Pedri merr vendin e Ruiz.

55′ Belgjika i afrohet golit të përmbysjes. De Cuyper gjen rrjetën e jashtme. (VIDEO)

52′ Spanja fiton goditje këndi pasi topi i Jamal devijohet dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45+5′ Mbyllet pjesa e parë. Spanjë 1-1 Belgjikë.

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

43′ Kubarsi ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ GOOOL! Spanjë 1-1 Belgjikë/ Shtangen kampionët e Europës, pësojnë golin e parë të Botërorit. Shënon De Ketelar për Belgjikën. (VIDEO)

bandicam 2026-07-10 21-44-54-501

40′ Sërish Jamal. Goditja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)

35′ Jamal provon direkt nga goditja e dënimit. Topi ndalet nga portieri. (VIDEO)

30′ GOOOL! Spanjë 1-0 Belgjikë/ Iberikë gjejnë avantazhin me Fabian Ruiz, pikërisht risia e këtij takimi. (VIDEO)

21′ Jamal tenton të shënojë supergol. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ Goditja e De Ketelar po ashtu nuk shkon drejt portës, pasi ndalet fillimisht nga prapavija e Spanjës.

13′ Baena provon, por topi ndalet në dorën e kundërshtarit. Ka pretendime për penallti. (VIDEO)

10′ Spanja shfaqet rrezikshëm. Ndalet goditja e Rodrit nga brenda zonës. (VIDEO)

1′ Nis çerekfinalja e Botërorit.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJË – BELGJIKË

Screenshot 2026-07-10 211849

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura