VIDEOLAJM/ Hakmarrja e Qeverisë nuk njeh limite, forcat xheniere shpojnë vrimat për të shpërthyer godinën e “Prestige Resort”

Dec 1, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Të tjera pamje të trishta vijnë nga brenda ambienteve të Prestige Resort në Golem, godina kryesore e resortit nga ku forcat xheniere janë duke çarë kolonat e ndërtess për të vendosur aty eksploziv dhe më pas për të kryer shpërthimin e kontrolluar.

Misioni i IKMT sot i cilësuar i paligjshëm nga drejtuesit e Prestige Resort ka qëllimin të hedhë në erë godinën e Prestige Resort, i ndërtuar me leje që në vitin 2016.

Ndërhyrja e paligjshme nisi që në orët e para të mëngjesit të 1 dhjetorit, pa asnjë njoftim zyrtar, dokumentacion apo komunikim nga institucionet.

Më herët Gazeta Panorama publikoi një shkresë zyrtare e firmosur nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Keshilli i Ministrave dhe Keshilli Kombetar i Territorit.

Ne kete shkrese thuhet nder te tjera se shoqëria ndërtuese disponon vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin kompleksi truristik “Prestige Holiday Resort”.

LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT
LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT

Kjo shkrese mban firmen e Kryeinspektores Dallëndyshe Bicit që është po e njëjta zonjë që sot ndodhet në krye të IKMT.

Pyetja qe lind natyrshem eshte çfarë ka ndryshuar tani që gjendemi në këtë situatë ku forcat e policisë dher të IKMT kanë mësyrë sot me 1 dhjetor në Prestige Resort?

Kjo shkrese është një dëshmi zyrtare e firmosur nga Dallëndyshe Bici, ndërsa sot forcat e IKMT janë paraqitur në ambientet e resortit pa asnjë shkresë apo dokument zyrtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura