‘Prestige Resort’ me lejen e Kryeministrit dhe të KKT/ Publikohet shkresa e firmosur nga Dallëndyshe Bici, sot IKMT mësyjnë pa asnjë dokument zyrtar

Dec 1, 2022 | 11:02
SHPËRNDAJE

Publikohet një shkresë zyrtare e firmosur nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Keshilli i Ministrave dhe Keshilli Kombetar i Territorit. 

 

Ne kete shkrese thuhet nder te tjera se shoqëria ndërtuese disponon vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin kompleksi truristik “Prestige Holiday Resort”.

Kjo shkrese mban firmen e Kryeinspektores Dallëndyshe Bicit që është po e njëjta zonjë që sot ndodhet në krye të IKMT.

Pyetja qe lind natyrshem eshte çfarë ka ndryshuar tani që gjendemi në këtë situatë ku forcat e policisë dher të IKMT kanë mësyrë sot me 1 dhjetor në Prestige Resort?

Kjo shkrese është një dëshmi zyrtare e firmosur nga Dallëndyshe Bici, ndërsa sot forcat e IKMT janë paraqitur në ambientet e resortit pa asnjë shkresë apo dokument zyrtar.

LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT
LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT

pergjigjeee bici pergjigjeee pergjigjeee4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura