VIDEOLAJM/ Skandal, Qeveria Rama nis shembjen e resortit me leje! Pamjet nga “Prestige Resort”, fadroma e IKMT godet godinën

Dec 1, 2022 | 11:35
SHPËRNDAJE

Fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë në mënyrë skandaloze, duke goditur godinën e Prestige Resort, objket i ndërtuar me leje që nga viti 2016.

Në pamje shihen rruspat e IKMT-së që kanë shembur pjesën e restorantit të Prestige Resort, ndërkohë që nuk i është dhënë mundësia avokatëve të “Hysenbelliu Group” që të ankimojnë këtë aksion në Gjykatën Administrative.

Më herët Gazeta Panorama publikoi një shkresë zyrtare e firmosur nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Keshilli i Ministrave dhe Keshilli Kombetar i Territorit.

Ne kete shkrese thuhet nder te tjera se shoqëria ndërtuese disponon vendimin për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin kompleksi truristik “Prestige Holiday Resort”.

LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT
LETRA E PLOTE ME FIRMEN E DALLENDYSHE BICIT QE KONFIRMON LEJEN PER NDERTIMIN E RESORTIT

Kjo shkrese mban firmen e Kryeinspektores Dallëndyshe Bicit që është po e njëjta zonjë që sot ndodhet në krye të IKMT.

Pyetja qe lind natyrshem eshte çfarë ka ndryshuar tani që gjendemi në këtë situatë ku forcat e policisë dher të IKMT kanë mësyrë sot me 1 dhjetor në Prestige Resort?

Kjo shkrese është një dëshmi zyrtare e firmosur nga Dallëndyshe Bici, ndërsa sot forcat e IKMT janë paraqitur në ambientet e resortit pa asnjë shkresë apo dokument zyrtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura