U kap me kanabis, vihet në pranga i riu në Lezhë

Apr 26, 2024 | 9:13
SHPËRNDAJE

Polici ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili u kap me lëndë narkotike, në Lezhë.

Capture

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Posedonte rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin, arrestohet 26-vjeçari.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura