VIDEO/ “Xhaxha po dëgjon, duhet të firmosni”- Gruaja dërgon një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi! Ja si reagojnë punonjësit

Apr 17, 2024 | 22:47
SHPËRNDAJE

Një grua në Brazil u arrestua më 16 prill pasi dyshohet se çoi një burrë të vdekur në një bankë për të nënshkruar marrjen e një kredie 17,000 reale (mbi 3000 euro).

brazil

Erika de Souza Vieira Nunes u arrestua pasi dërgoi trupin e pajetë të 68-vjeçarit, Paulo Roberto Braga në një degë banke në Bangu, një lagje në Rio de Janeiro, raportojnë mediat braziliane.

Nunes u përpoq të kryente transaksionin, por një punonjëse e bankës kupot se diçka nuk shkonte.

“Xhaxha, po dëgjon? Duhet ta firmosni. Nuk mund të firmos për ty”, thotë ajo ndërsa vendos një stilolaps mes gishtave të tij, raportoi O Globo.

Më pas ajo dëgjohet duke i thënë të vdekurit “nënshkruani këtu dhe mos më bëni me dhimbje koke”.

Një punonjës banke dëgjohet duke i thënë gruas se “nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë”.

Skena e çuditshme ngriti alarmin tek punonjësit e bankës, të cilët menjëherë thirrën një ambulancë dhe policinë.

Gruaja, e cila pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e Bragas, u arrestua në bankë.

Autoritetet thanë se po kontrollojnë kamerat brenda dhe jashtë bankës për të përcaktuar nëse gruaja ka vepruar vetëm apo me bashkëpunëtorë të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura