VIDEO/ Nuk ka fund kaosi në Francë, lufta me fishekzjarrë solli ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Europës

Sep 30, 2021 | 23:52
SHPËRNDAJE

Franca vazhdon të dhurojë shfaqje të pazakonta kaosi, si pasojë e veprimeve të tifozëve në tribuna. Ndeshja e sotme mes Olimpik Marsejës dhe Gallatasarajit në Ligën e Europës, nuk bëri përjashtim.

tidfozet

Në fundin e pjesës së parë, tifozeritë e dy skuadrave të cilat para ndeshjes kishin qëndruar së bashku, nisën një luftë të mirëfilltë duke gjuajtur njeri-tjetrin me fishekzjarrë. Flakadanët fluturonin nga një tribunë në tjetrën dhe pastaj nisën të vërviteshin edhe ndaj forcave të rendit që u munduan të qetësonin situatën.

Kjo solli përplasje në tribuna si dhe ndërprerjen e ndeshjes për rreth 7 minuta, derisa u vendos qetësia dhe dueli mund të riluhej përsëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura