VIDEO /  Nuk ka fund kaosi në Francë, lufta me fishekzjarrë solli ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2021 | 23:40

VIDEO /  Nuk ka fund kaosi në Francë, lufta me fishekzjarrë solli ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Europës

Franca vazhdon të dhurojë shfaqje të pazakonta kaosi, si pasojë e veprimeve të tifozëve në tribuna. Ndeshja e sotme mes Olimpik Marsejës dhe Gallatasarajit në Ligën e Europës, nuk bëri përjashtim.

tidfozet

Në fundin e pjesës së parë, tifozeritë e dy skuadrave të cilat para ndeshjes kishin qëndruar së bashku, nisën një luftë të mirëfilltë duke gjuajtur njeri-tjetrin me fishekzjarrë. Flakadanët fluturonin nga një tribunë në tjetrën dhe pastaj nisën të vërviteshin edhe ndaj forcave të rendit që u munduan të qetësonin situatën.

Kjo solli përplasje në tribuna si dhe ndërprerjen e ndeshjes për rreth 7 minuta, derisa u vendos qetësia dhe dueli mund të riluhej përsëri.


Ndeshjet e kampionatit francez në këtë sezon janë shoqëruar në mënyrë të pazakonte me ngjarje dhune, me tifozët që kanë hyrë deri në fushë, me raste duke sulmuar edhe lojtarët siç ndodhi në sfidën mes Olimpik Marsejës dhe Onzhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"