VIDEO/ Meta takim me top-fansat e tij të rrjeteve sociale, kreu i PL: Falenderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme

Mar 28, 2024 | 20:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me top-fansat e tij të rrjeteve sociale, për t’i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme.

Metaaa

Mbrëmja e mrekullueshme siç e ka cilësuar kreu PL, ka nisur me një përshëndetje nga Sekretarja e Partisë së lirisë pë Fuqizimin e Gruas, Ines Shehu, e cila po ashtu është edhe një violiniste e shkëlqyer.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur të festoj sot me “Top Fan”-sat e mi të rrjeteve sociale në një takim falenderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje të mrekullueshme ta nisim me një përshëndetje nga Sekretarja e Partisë së Lirisë për Fuqizimin e Gruas, Ines Shehu, e cila është jo vetëm një intelektuale dhe aktiviste e dalluar, por edhe një violiniste e shkëlqyer. 🥂🎻🎶

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura