Llogari të hapura dhe prestigj, njihuni me tre ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë Superiore

Apr 28, 2024 | 8:27
SHPËRNDAJE

Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të vijojë edhe sot me tri ndeshjet e tjera. Dy do të luhen në orën 15:00 dhe në 19:00 është derbi i kryeqytetit.

superiore-11-11

Në 15:00, Egnatia dhe Vllaznia do të përballen sërish së bashku, ashtu sin ë mesjavë në Kupë, por me ndryshimin se sfida do të luhet në Rrogozhinë. Vendi i parë pret të dytin, me Egnatian që duket komode në krye e shkëputur me 8 pikë. Për Vllazninë, sot debuton në stol trajneri Bërdaric.

Po në orën 15:00, Kukësi, tashmë finalist i Kupës, pret Teutën, Verilindorët vetëm matematika i mban në lojë për mbijetesë. Ndërsa durrsakët duan fitoren për të shmangur pozicionin e play-out-it.

Java e 33-të do të mbyllet me derbin Tirana-Partizani. Një sfidë jetike për bardheblutë, që duan zonën “Final 4”, ndërsa nga ana tjetër, të kuqtë vijnë disi më komodë, por gjithsesi, ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen mes katër skuadrave më të mira.

NDESHJET E SOTME

EGNATIA-VLLAZNIA 15:00

KUKËSI-TEUTA 15:00

TIRANA-PARTIZANI 19:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura