VIDEO/ Kujdes, pamje të rënda! Makina shtyp nënë e bir që po prisnin në trotuar te ‘Don Bosko’

Mar 22, 2021 | 15:34
SHPËRNDAJE

pjimage - 2021-03-22T152328.470

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Policia tha se një makinë në drejtimin e të cilës ishte një grua, kishte shtypur një fëmijë 6-vjeçar.

Por JOQ ka publikuar pamjet e aksidentit, të cilat janë shumë të rënda. Në këtë video që mund të shihni më poshtë, duket se makina ka aksidentuar nënë e bir, të cilët ishin duke pritur në trotuar.

Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.

Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin.

Ata shihen të shtyjnë mjetin për të nxjerrë të miturin, ndërkohë që një grua, e cila duket të jetë nëna e vogëlushit, lëviz me duart në kokë, e tmerruar nga ajo që ndodhi.

Panorama vendosi të publikojë këtë video me pamje të rënda të aksidentit, për të sensibilizuar qytetarët, qoftë ata në timon, por edhe kalimtarët, për të qenë më të kujdesshëm!

Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua në spital për mjekim por nuk dihet gjendja e tij.

Njoftimi paraprak i policisë Tiranë

Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura