Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pëson lëndime një grua

Apr 27, 2024 | 20:32
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme një bombol gazi ka shpërthyer në Shkodër.

auto_Shperthen-bombola-e-gazit-ne-Mirdite-nderron-jete-nje-person-1100x620-1-770x433-11671294485

Nga ngjarja ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në  banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë  shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura