“Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal”- Meta vesh bluzën me mbishkrimin ‘lironi liderin e opozitës’

Apr 27, 2024 | 20:27
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka veshur bluzën me mbishkrimin ‘lironi liderin e opozitës’ ndërsa i është bashkuar protestës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

iIlir meta

Meta tha se Berisha nuk është në arrest shtëpie, por në piedestal.

“Ndryshimi është i pashmangshëm, Edi Rama është i pashpresë.

Ne jemi gati të bashkohemi me të gjithë ata që janë të vendosur për të përmbysur këtë regjim kriminal, maskën e të cilit po e çjerr çdo ditë edhe RAI3.

Ne do të ndjekim çdo skenar që dërrmon këtë regjim mafioz  dhe që realizon 5 prioritete.

Padiskutim që bashkimi i opozitës. Bashkimi bën fuqinë.

Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal. I kanë dhënë mundësinë të shoh më lart se ne këtu.  

Opozita është në një moment pozitiv të bashkimit”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura