VIDEO / Asgjë nuk e ndal, fenomeni Broja kualifikon skuadrën në Kupën FA me gol dhe penallti

Mar 2, 2022 | 22:30
SHPËRNDAJE

Armando Broja ishte protagonist në sfidën e Kupës FA që Sauthemptoni luajti kundër Uest Hemit. Sulmuesi shqiptar u fut në pjesën e dytë, por menjëherë ishte në qendër të vëmendjes.

bandicam 2022-03-02 21-59-01-524

Djaloshi fitoi një penallti në minutën e 65’ pasi pësoi një ndërhyrje brenda zone nga kundërshtari i tij. Arbitri u konsultua me VAR-in dhe vendosi të akordonte penallti. Nga pikë e bardhë Uard-Prous nuk gaboi dhe i dha avantazhin Sauthemptonit.

Gjithashtu në minutën e 90+5’, Broja shënoi një supergol për të hipotekuar përfundimisht fitoren për ekipin e tij dhe për ta kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës FA.

 

 

Sfida u mbyll me rezultatin 3-1 për vendasit, të cilët do të presin për të parë kundërshtarin e radhës në çerek-finale.

Goli i Brojës

LEXO EDHE: VIDEO/ Jemi në boks apo futboll? Lojtari i Uest Hemit godet me grusht Armando Brojën

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura