VIDEO/ Cikalleshi shkëlqen në Kupë, i jep fitoren Basaksehirit

Jan 10, 2016 | 21:32
SHPËRNDAJE

Cikalleshi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi është rikthyer te goli.

Kavajasi është treguar vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Istanbul Basaksehir kundër Bandirmasporit të vlefshme për Kupën e Turqisë.

Cikalleshi realizoi në minutën e 61-të pas një aksioni perfekt kur ndeshja ishte 2-2 dhe i dha fitoren ekipit të tij.

Sulmuesi kaloi edhe portierin kundërshtar dhe më pas realizoi. Ndeshja përfundoi në shifrat 3-2 për Isanbulin. Pas fitores së sotme Basaksehiri ndodhet në vendin e parë në grup me 7 pikë.

Goli i Cikalleshit from Panorama Sport on Vimeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura