VIDEO/ Biznesmeni vendos të vdes live në emisionin e BBC

Feb 11, 2016 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një video e transmetuar në BBC ka tronditur gjithë botën, pasi një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë klinike, përpara kamerave dhe krah bashkëshortes së tij.

Biznesmeni britanik dhe babai i dy fëmijëve, Simon Biner, u diagnostifikua me një sëmundje të pashërueshme e cila po i merrte dalëngadalë duart, këmbët, të folurën…dhe më pas do t’i merrte jetën.

311186A400000578-3441131-image-m-4_1455175292298

Me një guxim shumë të madh, ai vendosi t’i japë fund jetës së tij në mënyrë klinike, ku në krah kishte bashkëshorten e tij që i mbante dorën.

E gjithë kjo histori është transmetuar si një dokumentarë nga BBC dhe është parë e ka përlotur 1.2 milion shikues.

Historia e dhimbshme dhe momenti tragjik është shoqëruar me leximin e një letre që ai i kishte shkruar bashkëshortes së tij, e cila u lexua nga gazetari i BBC.

3111867400000578-3441131-image-m-56_1455151809305

Letra e tij e fundit

“Përshëndetje Debbie, jam Simon, unë të kam dashur shumë, shumë fare Debbie.

Unë nuk të kam merituar ty, as Anën, as Zoe. Por unë vërtete të kam dashur Debbie. Ne kemi pasur një martesë të mbushur plot argëtim e të qeshura, kemi qenë vërtetë të bekuar që kemi gjetur njëri-tjetrin.

Një e mirë nga ky ngadalësim i vdekjes, ishte se ne kemi pasur kohë për 10 muaj të flasim, imagjino sikur të kisha bërë një aksident me makinë për shembull.

2D79BC8D00000578-3439720-image-a-8_1455061495541

Ne vërtetë kemi thënë çdo gjë që ka qenë e nevojshme të thuhej. Ke qenë një grua e mrekullueshme për mua, dhe e di që më ke dashur dhe të kam dashur edhe unë.

Gjithsesi, koha dhe valët nuk presin për asnjë njeri, të dua shumë Debbie…Lamtumirë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura