Vajza e Niko Peleshit në hapat e të atit, tregon planet për tu bërë pjesë e politikës pasi …

Sep 16, 2020 | 12:56
SHPËRNDAJE

Vajza e ish-ministrit të Bujqësisë dhe deputetit socialist, Niko Peleshit po synon të bëhet pjesë e politikës ashtu si babai i saj.

Aleksia, e cila këtë vit ishte maturante, ka vendosur për drejtimin që do të marrë jeta e saj.

Ajo do të ndjekë hapat e të atit dhe synimet e saj janë të qarta.

Aleksia Peleshi zbuloi dëshirën për tu bërë pjesë e politikës, pasi u pyet nga ndjekësit se çfarë planesh ka pas mbarimit të shkollës së mesme.

“Po studioj biznes dixhital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës,”- tregoi Aleksia.

/Panoramaplus.al

   

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura