“U gjet një grua civile me litar në fyt”- Mes viktimave në varret masive në Izyum edhe fëmijë, nis zhvarrosja e trupave: Krime lufte! U torturuan, vranë dhe…

Sep 16, 2022 | 18:45
SHPËRNDAJE

Në një pyll me pisha pranë Izyum, filloi zhvarrosja e trupave në një varr masiv të zbuluar së fundmi, pasi qyteti i pushtuar nga Rusia u rimor nga forcat Ukrainase.

varre masive ukraine2

Zyrtarët ukrainas besojnë se janë kryer krime lufte, të cilat ata janë të vendosur t’i dokumentojnë.

Rreth 100 punonjës ukrainas të shërbimit të urgjencës, gërmuan në tokë, duke hapur varre të improvizuara.

Ata po përpiqen të përcaktojnë shkakun e vdekjes së qindra njerëzve të varrosur në një pyll në skaj të qytetit.

Izyum, i cili u pushtua në muajin prill, u përdor nga Rusia si një qendër kryesore ushtarake për të furnizuar forcat e saj nga lindja.

Zhvarrosja u krye në heshtje, ndërsa policia dhe prokurorët shikonin. Një oficer vuri kokën në duar. Një tjetër u largua, informon BBC.

Prokurori rajonal i Kharkiv, Olexander Ilyenkov thotë se nuk ka dyshim se këtu janë kryer krime lufte.

“Në varrin e parë, është një civile që ka një litar në qafën e saj. Ne shohim gjurmë të torturës,” tha ai për BBC.

Ai shtoi se pothuajse të gjithë vdiqën për shkak të ushtarëve rusë.

“Disa prej tyre u ekzekutuan, disa u torturuan, disa u vranë për shkak të sulmeve ajrore dhe bombardimeve të Federatës Ruse.”

varre masive ukraine1

Ukraina është e vendosur t’i tregojë botës këtë pamje shqetësuese. Dhjetra gazetarësh ndërkombëtarë u bënë dëshmitarë të skenës së rëndë.

Vendvarrimi, krahas një varreze ekzistuese, përmban varre rresht pas rreshti, nga kryqe druri. Emrat e disa prej viktimave janë shënuar, por shumica prej tyre kishte vetëm 1 numër.

Policia ukrainase thotë se ka 445 varre të reja në vend, ku në disa prej tyre është futur më shumë se një trup. Shumë prej tyre thuhet se janë civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.

varre masive ukraine

Prokurorët deklarojnë se disa u vranë nga bombardimet ruse dhe të tjerët ishin viktima të një sulmi ajror rus në një bllok apartamentesh në mars, në të cilin u vranë 47 persona.

Zyrtarët thonë se një varr përmbante rreth 20 ushtarë, disa me duar të lidhura dhe me një lak rreth qafës. Trupi i një burri me uniformë ushtarake u zhvarros dhe u fut në një çantë të bardhë.

Ndërsa varret u hapën, pati shpërthime sporadike në distancë, ndërsa forcat e sigurisë punonin për të çminuar zonën.

Hryhorii

72-vjeçari Hryhorii shkoi tek varret masive për të parë varrin e gruas së tij, Ludmilla. Ai na tha se bashkëshortja e tij u vra më 7 mars gjatë bombardimeve të rënda në Izyum.

Fillimisht duhej ta varroste në oborrin e shtëpisë së tyre, më pas u rivarros në gusht. Tani eshtrat e saj do të trazohen edhe një herë.

Vetëm tani, pasi rusët janë dëbuar, Ukraina mund të kryejë hetime të hollësishme dhe mund të përcaktojë se sa viktima lanë pushtuesit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura