“U bëmë katër”- Erion Isai bëhet baba për herë të dytë, i vendos emrin e pazakontë vajzës

Sep 24, 2020 | 12:18
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Ajlin solli sot në jetë vajzën e tyre të dytë, të cilët i vendosën një emër të pazakontë.

U bëmë 4. Faleminderit Zot! ❤Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua,”- shkroi ish-aktori i humorit.

Duke falenderuar Zotin për “bekimin më të madh që i ka dhënë”, Erion Isai u shpreh se nga sot do të jetë shërbëtor i “tre princeshave” të tij.

“Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave! ❤”- shkroi ai, teksa publikoi edhe një foto të dorës së vajzës në maternitet.

Çifti janë edhe prindër të një vajze të quajtur Ajër.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura