Trafikoi 1.5 ton mallra ushqimore nga Greqia pa zhdoganim, sarandioti përfundon në polici

Jun 12, 2018 | 23:14
SHPËRNDAJE

Një sasi e konsiderueshme, rreth 1.5 ton mallra ushqimore pa dogane është bllokuar mbrëmjen e sotme nga AKU dhe Krimi Ekonomik në qytetin e Sarandës.

2938d379-0767-4ed0-b196-7d0ee79fa956 (1)

Sipas informacioneve mësohet se në brendësi të mjetit tip “Benz” me targë AA798LV me drejtues Eduard Laze, banues në Sarandë, u gjeten mallrat ushqimore të cilat ishin marrë në Greqi dhe kishin kaluar përmes doganës së Qafë Botës pa u zhdoganuar.

Më tej mësohet se policia ka nisur hetimin për rastin, ndërkohë që ka bllokuar automjetin tip “Benz” dhe ka shoqëruar drejtuesin në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura