“Tifozët s’më donin prej ngjyrës së lëkurës”, befason ish-trajneri i Tiranës: Si e refuzova ofertën e klubit të Serisë A

Mar 29, 2024 | 23:21
SHPËRNDAJE

Përplasja Açerbi-Huan Zhesus ka ndezur sërish temën e racizmit në futbollin italian. Së fundmi ka qenë ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, i cili në një prononcim të bërë, ka zbuluar se si refuzoi kalimin te skuadra e Veronës, vetëm sepse tifozët atje i dolën kundër për shkak të ngjyrës së lëkurës.

 

ze-maria1

Braziliani tregon se në momentin që trajneri e paralajmëroi për reagimin e tifozëve të Veronës, ai vendosi të refuzonte ofertën duke mos shkuar.  

“Më ka ndodhur që disa fansa nuk më donin për shkak të ngjyrës së lëkurës. Kur më duhej të transferohesha te Verona dhe lajmi doli në gazeta, agjenti im ishte Pastorello dhe më paralajmëroi për tifozët e Hellas dhe reagimin kundër meje. Në atë moment vendosa të mos shkoj”,– Ze Maria.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura