U mposhtën në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit, Tirana: Ne nuk e humbim kurrë dinjitetin!

Apr 29, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Tirana regjistroi një humbje të hidhur në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit duke u mposhtur me shifrat 1-2. 

TIRANA

Një humbje që dhemb dyfish, pasi së pari mposhtën nga rivali i përjetshëm i tyre dhe së dyti i lë bardheblutë momentalisht janë jashtë “Final – Four”. 

Menjëherë pas derbit, klubi bardheblu ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk kanë ndërmend të dorëzohen. 

“Ne nuk e humbim KURRË DINJITETIN tonë!”, kanë shkruar bardheblutë.   

Vlen të theksohet fakti se pas kësaj humbje ndaj Partizanit, Tirana zbret në vendin e 6-të me 46 pikë, 1 më pak se Skënderbeu dhe Dinamo. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura