Verdiktet e Serisë A/ Milani matematikisht në Champions, Bolonja siguron një “biletë” në kompeticionet Europiane pas… 22 vitesh

Apr 29, 2024 | 7:26
SHPËRNDAJE

Pas kurorëzimit të Interit si kampion dhe rënies të Salernitanës në Sernë B, të tjera verdikte janë zbuluar sot në Sernë A italiane.  

228b2465e9f1443a90762aef03e280ec

Barazimi 2-2 mes Napolit dhe Romës bën të lumtur Milanin dhe Bolonjën. “Djalli” është kualifikuar matematikisht në Champions League me katër javë ende për tu luajtur dhe do të jetë në startin e turneut më prestigjioz për të katërtën herë radhazi. 

Ndërkohë momenti historik edhe për Bolonjën e Tiago Motës, që rikthehet në kompeticionet Europiane pas plot 32 vitesh.  

Katër javët e fundit do të shërbejnë për të përcaktuar se në cilën garë: për momentin kuqeblutë janë në vendin e katërt (5 më të mirat shkojnë në Champions League), +4 nga Roma dhe +6 nga Atalanta. Torino, Napoli Juventus dhe Genoa pengesat e fundit përpara se të festojnë një sezon ëndrrash. 

Hera e fundit që luajti atje ishte në fakt ditë vere 22 vjet më parë, në një Kupë që nuk ekziston më. Ishte Intertoto në verën e vitit 2002: kundërshtari ishte Fulham, i cili pasi rrëmbeu 2-2 në Dall’Ara, arriti të fitojë 3-1 në Angli në ndeshjen e kthimit të luajtur më 27 gusht. Kjo ishte pjesëmarrja e fundit e Bolonjës në kupat evropiane. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura