Thaçi, Berishës: Lider historik i Shqipërisë demokratike. Kaluat testin e demokracisë

Jun 28, 2013 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi permes nje telegrami derguar krtyeministrit ne largim, Sali Berisha ka vleresuar rolin e tij ne sfidat 23 vjecare te shtetit shqiptar.

Thaci shkruan se “Shqipëria me sukses të plotë e kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian”.

Sipas Thacit, Berisha do të respektohet gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

Thaci vlereson kontributin e pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri. “Berisha ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”- thuhet ne telegram. (Rel)

Në këtë kuadër Thaçi përmend “kontributin historik” të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrime evroatlantike.

Në fund të telegramit, Thaçi shkruan se “ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura