Terrori në Elbasan, i moshuari ‘ngujohet’ në banesë/ Të divorcuar, por jetonin bashkë, 71-vjeçari u denoncua nga ish-gruaja sot pas…

Sep 24, 2020 | 15:03
SHPËRNDAJE

Zbardhet dinamika e ngjarjes që tronditi Elbasanin mesditën e sotme, ku një 71-vjeçar ka hapur zjarr ndaj Policisë dhe po vijon të qëllojë duke bërë rezistencë.
Mësohet se Policinë e ka lajmëruar ish-bashkëshortja e autorit, Floresha, pas një konflikti në familje që ka pasur mes tyre.

Korespondentja e Panorama bën me dije se ata ishin divorcuar zyrtarisht, por ende jetonin bashkë. Deri tani nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes tyre, që detyroi gruan ta denonconte, por ajo që mëson gazetarja jonë është se ata kishin shpesh sherre mes tyre.

Lefter Zhidru, 71 vjeç, në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, Ledio Saraçi., 22 vjeç dhe Adenour  Konaxhiu, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura