EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u plagosën aksidentalisht në Elbasan, ja si shpëtuan 4 efektivët nga plumbat e 71-vjeçarit

Sep 24, 2020 | 14:51
SHPËRNDAJE

Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Soraci 22 vjec janë të plagosurit e sotëm nga plumbat që zbrazi mbi policinë Lefter Zhidru, 71 vjeç. Burimet pranë Urgjencës së Elbasanit i thanë Panorama se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, të plagosur lehtë tek gjymtyrët.

ngjarja ne Elbasan-qellohet mbi-policine dhe FNSH

Ngjarja e rëndë në lagjen “11 Nëntori” po vijon të trondisë qytetin, pasi i moshuari është futur në banesë dhe vazhdon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Në njoftimin e saj policia tha se si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, “Ledio Soraci., 22 vjeç dhe Adenour Konaxhiu, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë”.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Si shpëtuan efektivët e Shqiponjave nga plumbat e agresorit

Ishin katër efektivë të forcave Shqiponjave ata që kishin shkuar pranë banesës së 71-vjeçarit, kur ai nisi të shtënat.

Efektivët kanë reaguar direkt ne momentin e pare kur kane nisur te shtenat duke shpetuar per te qinden e sekondes nga plumbat e agresorit, fale profesionalizmit duke u ngjitur nje kat me lart, pasi agresori jetonte ne katin e dyte te pallatit ne lagjen “11 Nentori”.

LEXO EDHE

Terrori në Elbasan, zbardhet dinamika e ngjarjes. Nga konflikti me gruan tek plagosja e dy personave, pse po qëllon ende ndaj Policisë 71-vjeçari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura