“Të dua shumë!”- Pas debateve të ashpra, Egla Ceno puthet me Meriton Mjekiqin në BBV: O vdiqa, u kënaqa… Ja si reagoi Ilnisa Agolli

Mar 28, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës së këtij të fundit, Ilnisa Agolli, edhe pse mes tyre këto ditë ka pasur përplasje dhe debate të ashpra.

egla ceno meriton mjekiqi bbv puthje

Ka qenë Meritoni i cili ka ngacmuar Eglën, duke i  thënë “a më don mua? Pse s’më puth?”.

Egla i është përgjigjur me ironi se do shumë, ndërsa i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Veprimi i dyshes nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila teksa lante enët, i ka parë shtrembër.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Ke dashuri për mua?

Egla: Shumë!

Meritoni: A më do mua?

Egla: Shumë!

Meritoni: Pse s’më puth?

Egla: Po more hajde (Egla puth Meritonin në faqe)

Meritoni: O vdiqa, u kënaqa… Unë nuk e putha, Egla më puthi.

Kujtojmë se Egla dhe Meritoni janë përplasur ashpër me njëri-tjtrin pak ditë më parë, pasi ky i fundit iu drejtua me fjalën “teta”.

Aktorja iu është kundërpërgjigjur duke e trajtuar si fëmijë dhe duke e “përkëdhelur në fytyrë”, gjest që nuk është mirëpritur nga Meriton Mjekiqi i cili i ka kërkuar disa herë që të mos e prekë me dorë në fytyrë.

“Je bebush se ne kështu i drejtohemi fëmijëve. O zemra e tetës ti, je fëmijë dhe unë po të bëj një xhest koenfidencial”, u shpreh aktorja, duke iu drejtuar: “Thuaji mamit të të japë i çikë c*cë”, referuar gazetares Ilnisa Agolli.

LEXO EDHE: “Hiqi duart po të them”- Egla Ceno provokon Meriton Mjekiqin, i “përkëdhel” fytyrën: Zemra tetës ti, kush të ka lënë këtu?! Ndërhyjnë banorët

LEXO EDHE: “Thuaji mamit të të japë i çikë c*cë! O bebush”- Përplasja e ashpër mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit, ndërhyn Ilnisa Agolli: S’ta dha Zoti mundësinë të kesh fëmijë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura